Ndërlidhjet

Hamza del para gjykatës së Nju Jorkut


 Abu Hamza al-Masri

Abu Hamza al-Masri

Kleriku radikal islamik, Abu Hamza al-Masri, është paraqitur para gjykatës në Nju Jork, disa orë pas ekstradimit të tij nga Britania për në Shtetet e Bashkuara.

Hamza, i cili përballet me një sërë akuzash terrorizmi, është ankuar përmes avokatit se autoritetet amerikane i kanë hequr grepat prostetikë që mban për duart.

Ai do të paraqitet sërish para gjykatës të martën.

Katër të dyshuarit e tjerë që janë ekstraduar në SHBA së bashku me Hamzan, janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Të pestit kanë fluturuar të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Gjykata e Lartë në Britani ka refuzuar apelet e tyre të fundit.

Të gjithë ata përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për planifikimin e sulmeve terroriste.

Nën kushtet e ekstradimit të tyre, ata duhet të gjykohen në gjykata civile të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG