Ndërlidhjet

Ëndrra Gjeorgjiane – 83 ulëse


Lideri i koalicionit Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili.
Lideri i koalicionit Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Gjeorgji ka bërë të ditur se koalicioni politik Ëndrra Gjeorgjiane ka fituar të paktën 93 nga 150 ulëset parlamentare.

Lëvizja e Bashkuar Kombëtare e presidentit Mikheil Saakashvili mbetet në opozitë, pas dominimit 8-vjeçar në parlament.

Zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji janë mbajtur javën e kaluar, ndërsa rezultatet pritet të finalizohen pasi gjykatat të shqyrtojnë rastet e dyshuara të manipulimit.

Fitorja e shumicës i mundëson Ëndrrës Gjeorgjiane të miratojë të propozuarin e saj për kryeministër, i cili, në bazë të ndryshimeve kushtetuese që do të fuqizohen vitin e ardhshëm, do të mbajë pjesën më të madhe të pushtetit politik.

Udhëheqësi i Ëndrrës Gjeorgjiane, miliarderi Bidzina Ivanishvili, ka shprehur synimin e tij për të shërbyer si kryeministër.
XS
SM
MD
LG