Ndërlidhjet

Dënohet dëmtimi i simboleve të Kosovës në Frankfurt


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Jashtme e Kosovës ka dënuar "aktin vandal" të kryer nga persona ende të paidentifikuar mbi simbolet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Të shtunën pasdite, zyrtarët e Konsullatës në Frankfurt kanë vërejtur se janë dëmtuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, stema dhe shenja e Konsullatës në derën kryesore të hyrjes.

MPJ e Kosovës ka shprehur indinjatën e saj për këtë "akt të ulët, të kryer ndaj simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar vendosmërinë e misioneve diplomatike e konsullore dhe tërë shërbimit të jashtëm të Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës".

Autoritetet e policisë gjermane po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të kryerësve dhe motiveve të këtij akti, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
XS
SM
MD
LG