Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani ndërpret protestën anti-amerikane


Politikani pakistanez i opozitës, Imran Khan.

Politikani pakistanez i opozitës, Imran Khan.

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë ndaluar të hyjë në Vaziristanin Jugor konvojin që protestonte kundër sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.

Konvoji udhëhiqej nga politikani i opozitës, Imran Khan, dhe përfshinte pjesëtarë amerikanë të grupit anti-luftë, Code Pink.

Khan dhe mbështetësit e tij thonë se sulmet e telekomanduara në Vaziristanin Jugor - vatër kjo e talibanëve pakistanezë dhe militantëve të Al Kaidës - vrasin civilë të pafajshëm dhe duhet të ndalohen.

Pas negociatave të pafrytshme me forcat e sigurisë, Khan ka njoftuar se konvoji i automjeteve do të kthehet në qytetin Tank, rreth 15 kilometra larg Vaziristanit Jugor, ku politikani opozitar do t’i drejtohet masës.
XS
SM
MD
LG