Ndërlidhjet

Mbështetësit kujtojnë Politkovskayan


Shën Petersburg, 7 tetor 2012.
Shën Petersburg, 7 tetor 2012.
Mbështetësit e gazetares së ndjerë ruse, Anna Politkovskaya, kanë nderuar figurën e saj në përvjetorin e gjashtë të vrasjes.

Politkovskaya, e cila shkruante për gazetën “Novaya Gazeta” është qëlluar për vdekje në hyrje të apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor të vitit 2006.

Vrasja e saj vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Aktivistët për të drejtat e njeriut në Rusi dhe gazetarët pritet të demonstrojnë në Moskë.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka quajtuar Politkovskayan “kampione të dinjitetit njerëzor”.

Ajo ka qenë e njohur për kritikat e saj për korrupsionin në Rusi, luftën në Çeçeni dhe sundimin e Vladimir Putinit.
XS
SM
MD
LG