Ndërlidhjet

Siria dhe Turqia vazhdojnë sulmet e ndërsjella


Ushtria turke

Ushtria turke

Artileria turke ka hapur zjarr në Siri, disa minuta pasi një mortajë e vendit fqinj ka rënë në qytetin turk Akcakale.

Kjo është dita e pestë e shkëmbimit të zjarrit në mes të dy vendeve. Më 3 tetor një predhë nga Siria ka goditur në një qytet kufitar të Turqisë, duke vrarë dy gra dhe tre fëmijë, si dhe duke shkaktuar sulme të njëpasnjëshme artilerie nga Turqia.

Ankaraja ka forcuar ushtrinë e saj përgjatë kufirit sirian, ndërsa Parlamenti turk ka miratuar operacionet ushtarake në Siri “nëse është e nevojshme”.

Forcat siriane të sigurisë po luftojnë rebelët në zonat pranë kufirit, në përpjekje për të rimarrë kontrollin e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së konfliktit jashtë kufijve të Sirisë.
XS
SM
MD
LG