Ndërlidhjet

Evropë: Tubime në mbështetje të romëve


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistë kundër racizmit, muzikantë romë dhe të tjerë janë mbledhur nëpër qytete të Evropës për të protestuar dhunën dhe diskriminimin kundër romëve, si dhe për të promovuar kulturën e tyre.

Dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në “Paradën e romëve” në Paris. Organizatori Benjamin Abtan ka thënë se në qendër të Pragës ka pasur një marshim, ndërsa në Bullgari dhe Danimarkë janë organizuar dy konferenca.

“Ne kërkojmë një luftë më të gjerë nga Evropa kundër racizmit dhe diskriminimit”, ka thënë ai.

Ngjarjet vijnë në mesin e tensioneve në Francë mbi atë se çfarë duhet bërë me kampet e romëve në mbarë vendin. Ditë më parë, banorët e qytetit Marseille kanë djegur një kamp të tillë, duke fajësuar romët për vjedhje.
XS
SM
MD
LG