Ndërlidhjet

Putini pranon urime për ditëlindje


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Krerë të shtetesh kanë uruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ditëlindjen e tij të 60-të.

Mediat ruse raportojnë se presidentët e Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Ukrainës si dhe territorit separatist të Gjeorgjisë, Abkhazisë, i kanë dërguar "urimet më të mira" Putinit.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka përcjellë shpresën e tij se Putini “do të gëzojë sukses në të gjitha përgjegjësitë e tij, që synojnë krijimin e një Rusie të fortë dhe moderne”.

Në anën tjetër, një grup alpinistësh në Osetinë e Veriut ka vënë portretin e presidentin rus, me dimensione 4 dhe 6 metra, në majën e një mali të paidentifikuar.

Putini ka udhëhequr Rusinë gjatë 13 vjetëve të kaluar si president ose si kryeministër.

Në zgjedhjet e marsit, ai ka fituar mandatin e tretë presidencial.
XS
SM
MD
LG