Ndërlidhjet

logo-print

Betejë zgjedhore serbo- myslimane për Srebrenicën


Srebrenicë, 7 tetor, 2012

Srebrenicë, 7 tetor, 2012

Votuesit në Bosnje e Hercegovinë kanë hedhur votat për këshillat lokalë dhe kryetarët e komunave.

Votimi i së dielës përfshiu dhe betejën për kontrollin e Srebrenicës, ku forcat serbe masakruan rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë në vitin 1995.

Qyteti ishte para luftës së viteve 1992-1995 ishte me shumicë dërmuese myslimane, por serbët thonë tani janë shumicë.

Rregullat e reja kanë penguar myslimanët që kanë ikur nga Srebrenica, por janë të regjistruar ende si votues, që të hedhin votën në zgjedhjet e këtij viti.

Myslimanët thonë se ata kanë frikë, se serbët, të cilët mohojnë se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë, do ta marrin pushtetin.

Rezultatet e zgjedhjeve në shkallë vendi, pritet të tregojnë forcën e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale, të planifikuara për në vitin 2014.

Bosnja mbetet kryesisht ende e ndarë në mes të komuniteteve myslimane serbe dhe kroate.
XS
SM
MD
LG