Ndërlidhjet

Nën 'ethet' e Nobelit


Ndarja e çmimeve Nobel, foto nga arkivi
Ndarja e çmimeve Nobel, foto nga arkivi
Po rriten pritjet para ndarjes së çmimeve Nobel.

Sot, ndahen çmimet për fiziologji dhe mjekësi.

Çmimi Nobel në Fizikë do të shpallet të martën (9 tetor), ai për kimi të mërkurën (10 tetor), dhe për ekonomi të hënën e ardhshme (15 tetor).

Çmimi Nobel për Paqe pritet të shpallet të premten (12 tetor).

Sipas traditës, Akademia Suedeze do të vendosë për datën për shpalljen e Çmimit Nobel për Letërsi më vonë.

Çmimet prestigjioze, të krijuara nga industrialisti suedez Alfred Nobel, u dhanë së pari në vitin 1901.

Këtë vit, Fondacioni Nobel uli për 20 për qind çmimin prej 1.2 milionë dollarësh, duke iu referuar trazirave në tregjet financiare.

Të gjitha çmimet do të jepen më 10 dhjetor, kur është përvjetori i vdekjes së Nobelit.
XS
SM
MD
LG