Ndërlidhjet

Ivanishvili emëron kabinetin e ri


Bidzina Ivanishvili

Bidzina Ivanishvili

Kreu i koalicionit Ëndrra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, i cili ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, ka emëruar sot anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Brendshëm, të Mbrojtjes, të Jashtëm dhe atë të Drejtësisë.

Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër i qeverisë së re.

Partia e presidentit Mikheil Saakashvili, e cila ka dominuar parlamentin në tetë vjetët e kaluar, do të dalë në opozitë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar do të publikohen pasi që gjykatat të shqyrtojnë rastet e dyshuara të manipulimeve.

Ivanishvili ka thënë se do t’i përmirësojë lidhjet e Gjeorgjisë me Rusinë fqinje dhe në të njëjtën kohë do të integrojë vendin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG