Ndërlidhjet

Tensione të reja në Rripin e Gazës


Ilustrim
Ilustrim
Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë hedhur rreth 35 raketa në jug të Izraelit.

Raketat kanë goditur në rajonin Eshkol dhe Kerem Shalom, ndërsa nuk ka njoftime për viktima.

Ushtria e Hamasit, e cila sundon Gazën nga viti 2007, ka thënë se raketat janë përgjigje ndaj një sulmi ajror të Izraelit, që ka ndodhur të dielën.

Pesë civilë dhe dy militantë janë plagosur kur raketa izraelite ka goditur një motor në qytetin Rafi, në jug të Gazës.
XS
SM
MD
LG