Ndërlidhjet

SHBA: Dy kompani kineze, “kërcënim për sigurinë”


Uashington
Uashington
Në një raport që do të publikohet sot, Komiteti i Inteligjencës i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara paralajmëron kompanitë amerikane të shmangin bizneset me dy firma teknologjike të Kinës.

Paneli thotë se rregullatorët e SHBA-së duhet të bllokojnë “Huawei Technologies Ltd.” dhe “ZTE Corp”, sepse ato paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ka pasur shqetësime dhe akuza se dy kompanitë janë duke ndihmuar Kinën të mbledhë informacione të ndjeshme – akuza që kompanitë i kanë hedhur poshtë.

Një përfaqësues amerikan i “Huawei Technologies” ka mbrojtur kompaninë, duke thënë se “ajo është e besuar dhe e respektuar në nivel global”.

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se investimet e kompanive telekomunikative të Kinës në SHBA kanë treguar se dy vendet kanë marrëdhënie të dobishme reciproke.
XS
SM
MD
LG