Ndërlidhjet

Serbia s’publikon platformën e dialogut “derisa të deklarohet Kosova”


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se platforma për bisedimet me Prishtinën po përgatitet, porse detajet e saj nuk do të bëhen publike derisa “pala tjetër të mos deklarojë nëse do të negociojë”.

“Kur pala tjetër të deklarohet dhe kur bashkësia ndërkombëtare të dalë me diçka konkrete, ne do të dalim me platformën tonë”, u ka thënë Vulin gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, për krijimin e platformës po punon edhe Qeveria e Serbisë, edhe kabineti i presidentit, dhe jo vetëm një parti politike.

Ai ka kujtuar se Serbia ka dalë me propozimin që bisedimet me Prishtinën të ngrihen në nivelin më të lartë politik dhe se “tani pritet reagimi dhe përgjigjja e palës tjetër”.

Vulin ka thënë se Serbia, për herë të parë pas 12 vjetësh, merr rol aktiv në bisedimet me Prishtinën dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur.

Së fundmi janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat për shndërrimin e bisedimeve nga teknike në politike.
XS
SM
MD
LG