Ndërlidhjet

Eurozona lëshon sot fondin e ri të shpëtimit


Ilustrim
Ilustrim
Fondi i përhershëm për shpëtimin e Eurozonës pritet të lëshohet sot.

Ministrat e Financave të zonës euro do të takohen në Luksemburg për të publikuar zyrtarisht Mekanizmin për Stabilitet Evropian, i cili do të ketë kapacitet të plotë të kreditimit prej 500 miliardë eurosh deri në vitin 2014.

Fondi do të përdoret për t’iu dhënë hua ekonomive në krizë, në këmbim të reformave fiskale dhe strukturore.

Inaugurimi i tij vjen në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.

Ka po ashtu shqetësime se Mekanizmi për Stabilitet Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar zonën e monedhës së përbashkët.
XS
SM
MD
LG