Ndërlidhjet

logo-print

Gurdon dhe Yamanaka fitojnë Çmimin Nobel për Mjekësi


John Gurdon

John Gurdon

Studiuesi britanik, John Gurdon, dhe japonezi Shinya Yamanaka kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi.

Komiteti i Nobelit për Fiziologji dhe Mjekësi në Institutin Karlonska në Stokholm ka sqaruar vendimin.

“Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska ka vendosur të ndajë Çmimin Nobel për Mjekësi për John Gurdonin dhe Shinya Yamanakan. Ata kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund riprogramohen për t’u bërë pluripotente”, ka thënë anëtari i Komitetit të Nobelit, Goeran Hansson.

Sipas tij, zbulimi ka “revolucionarizuar të kuptuarit tonë se si zhvillohen qelizat dhe organizmi”.

Çmimi për mjekësi ka qenë i pari që është ndarë nga Nobeli për vitin 2012. Çmimi për fizikë do të shpallet të martën, për t’u pasuar nga ai për kiminë të mërkurën, për letërsinë të enjten dhe për paqe të premten.

Çmimi për ekonomi, i cili nuk është në mesin e çmimeve origjinale, por është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë në vitin 1968, do të jepet më 15 tetor.

Ditë më parë, grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve Nobel ka thënë se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave për laureatët.

Fondacioni Nobel do të ulë të gjashtë shumat nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë sosh – një rënie kjo nga 1.5 milion dollarë në 1.2 milion.

Fondacioni ka thënë se shkurtimi është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohen paratë edhe për çmimet e viteve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG