Ndërlidhjet

“The Pussy Riot”, sipas Putinit, e merituan burgimin


Vladimir Putin - President i Rusisë

Vladimir Putin - President i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se tri anëtaret e grupit pank, “The Pussy Riot” e meritojnë dënimin prej dy vitesh burgim dhe se ish-manjati i naftës, i burgosuri Mikhail Khodorkovsky, duhet të kërkojë falje.

Putin i bëri këto komente gjatë një dokumentari televiziv kushtuar atij, i cili u transmetua dje, me rastin e ditëlindjes së tij të 60-të.

Treshja e grupit “The Pussy Riot” u dënuan pas performansës së një kënge kritike për Putinin dhe Kishën Ortodokse Ruse, në Katedralen më të madhe të Moskës, në muajin shkurt.

Në këtë dokumentar, Putini gjithashtu thotë se gjenerata e tanishme e liderëve opozitarë duhet të largohen, për t’u hapur rrugë njerëzve më interesantë, përmbajtësorë dhe më të ndritur.
XS
SM
MD
LG