Ndërlidhjet

Bolt do t’i mbrojë titujt e tij në Rio


Usain Bolt duke festuar fitoren e tij në 4x100 metra në Lojërat Olimpike verore në Londër
Usain Bolt duke festuar fitoren e tij në 4x100 metra në Lojërat Olimpike verore në Londër
Atleti i njohur Usain Bolt ka thënë se planifikon që ta mbrojë kurorën e tij olimpike në 100 dhe 200 metra në Lojërat e ardhshme Olimpike që do të mbahen në vitin 2016 në Rio de Janeiro.

Bolt, i cili i ka mbajtur këta dy tituj dhe gjithashtu edhe titullin në 4x100 metra në Lojërat Olimpike që u mbajtën sivjet në Londër, ka thënë se ai është duke e konsideruar mundësinë e ndërrimit të ktyre kategorive të garimit me kategorinë “kërcim së gjati”.

“Unë vetëm do t’i mbrojë titujt e mijë për t’i treguar botës së ekziston mundësia që unë mund ta bëjë atë gjë sërish”, ka thënë 26 vjeçari, i cili gjithashtu mban rekorde botërore në kategoritë 100 dhe 200 metra.
XS
SM
MD
LG