Ndërlidhjet

Arrestohet ish-presidenti i Maldiveve


Ilustrim
Ilustrim
Policia e armatosur e Maldiveve ka arrestuar presidentin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, pasi ai kishte injoruar një urdhër të gjykatës për t’u paraqitur para gjyqit nën dyshimet për abuzim të pozitës së tij përderisa ishte president, njoftojnë zyrtarë të partisë së tij.

Njoftohet se policia ka thyer dyert e shtëpisë ku po qëndronte ish-presidenti Mohamed Nasheed, në ishullin Fares Maathoda, një vend i pasur dhe i njohur kryesisht për çiftet që kalojnë aty muajin e mjaltit.

Ish-presidenti, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt, është përcjellur nga të paktën 12 oficerë të policisë dhe është bartur me një anije në kryeqytetin Male.

“Policia e ka kryer punën e vet. Ata nuk e kanë përdorur forcën”, ka thënë zëdhënësi i presidencës, Masood Imad.

Një udhër i djeshëm i gjykatës e urdhëroi policinë që ta arrestonte Nasheed, i cili që dy herë nuk ishte paraqitur në gjyq. Ai përballet me akuzat se ka abuzuar me pozitën e tij sa ishte president, duke detyruar ushtrinë që ta arrestonin një gjykatës të njohur.
XS
SM
MD
LG