Ndërlidhjet

Në Kazakistan, dënohen me burgim pjesëtarët e opozitës


Vladimir Kozlov - Lider i Opozitës në Kazakistan

Vladimir Kozlov - Lider i Opozitës në Kazakistan

Lideri i opozitës në Kazakistan, Vladimir Kozlov është dënuar me shtatë vite e gjysëm burgim.

Dy të pandehurve të tjerë, aktivistëve Serik Saparghali dhe Aqzhanat Aminov u janë dhënë nga katër, respektivisht tre vjet burg.

Që të tre janë shpallur sot fajtorë për formimin e një grupi ilegal, për inicim të urrejtjes, si dhe për faktin se kanë bërë thirrje për rrëzim të qeverisë në Kazakistan.

Akuzat lidhen me një kryengritje masive të organizuar në dhjetor të vitit 2011 nga punëtorët e naftës, e cila përfundoi me dhunë kur 17 njerëz u vranë, shumica prej të cilëve në qytetin Zhanaozen.

Kozlovi, 52 vjeçar, lider i partisë opozitare të paregjistruar “Algha”, thotë se rasti i tij është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG