Ndërlidhjet

Kirgizia ka vendosur t’i bashkohet Unionit Doganor


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë takimit me homologun e tij të Kirgizisë, Erlan Abdyldaev
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë takimit me homologun e tij të Kirgizisë, Erlan Abdyldaev
Ministri i Punëve të Jashtme i Kirgizisë, Erlan Abdyldaev thotë se vendi i tij ka vendosur që t’i bashkohet Unionit Doganor, që aktualisht përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Rusinë.

Abdyldaev i dha këto deklarata pas bisedimeve të sotme në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sipas tij, Kirgizia ka themeluar grupet punuese të cilat janë duke zhvilluar “çasjet e përbashkëta” në procesin e anëtarësimit të vendit në Unionin e përbashkët Doganor.

Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia themeluan këtë Union në korrik të vitit të kaluar, për të mundësuar lëvizjen e lirë të shërbimeve, kapitalit, punëtorëve dhe mallërave ndërmjet këtyre vendeve.
XS
SM
MD
LG