Ndërlidhjet

Steubeville – qyteti që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve


Është më shumë një pamje e shkatërrimit urban”, thotë Joe Gondolfo, duke iu referuar qendrës së braktisur të qytetit Steubenville në Ohio.

Nuk ka asgjë për të bërë, pos të pini”, thotë ai.

Steubenville, si shumë qytete të vogla industriale në Shtetet e Bashkuara, ka rënë në kohë të vështira. Kanë kaluar ditët kur Rruga e Tregut ka pasur lëvizje, kur teatrot dhe klubet e boulingut kanë argëtuar afro 40,000 banorë.

Sot, stacionet e gazit janë braktisur, rrugët janë të heshtura dhe të zbrazëta në mes të ditës. Popullsia ka rënë në më pak se gjysmën e asaj që ka qenë disa dekada më parë, kur fabrikat e qymyrit pranë Lumit Ohio kanë lulëzuar.

2008-a ka qenë viti im i fundit fitimprurës. Të ardhurat e mia bruto kanë rënë diku për 25 për qind”, thotë Greg Froehlich, pronar i njërit prej pak restoranteve të hapura në qytet.

Megjithatë, Froehlich, si pjesa tjetër e banorëve në Steubenville, po ashtu e di se një gjallërim potencial është përtej kodrës tjetër, në formën e gazit natyror.

Ata që kanë bizneset e veta, presin për të dhe mendojnë se si të përfshihen në të, si të përfitojnë... Unë jam njëri nga ta”, thotë Froehlich.

Në shumë mënyra, Steubenville personifikon atë me të cilën kanë të bëjnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 – ekonominë dhe pasigurinë që kandidatët mund ta rregullojnë atë.

Çështjet e huaja janë të huaja për shumicën e banorëve. Me 11 për qind papunësi në qytet, që është sipër mesatares shtetërore dhe kombëtare, çështjet e tilla nuk janë akademike.

Ohio është një “shtet që lëkundet”, me një numër gati të barabartë të demokratëve dhe të republikanëve dhe një numër të madh të të pavarurve. Sipas “Washington Post”-it, qarku Jefferson, ku ndodhet Steubenville, ka qenë qarku më i ndarë i Ohios në zgjedhjet e vitit 2008. Në atë kohë, Obama atje ka marrë vetëm 76 vota.

Suksesi në këtë rajon mund të jetë kyç për fitoren e përgjithshme në Ohio. Kandidati që ka fituar këtë shtet, ka fituar zgjedhjet 25 herë nga 27 herët e kaluar, përfshirë edhe Barack Obamën në vitin 2008. Asnjë republikan nuk ka fituar presidencën pa fituar këtu që prej Abraham Lincolnit. Që nga muaji korrik, kandidati republikan, Mitt Romney, ka bërë 23 fushata në Ohio, ndërsa Obama 17.

Ed Looman, banor i Steubenville, thotë se mbetet i pavendosur në prag të zgjedhjeve të muajit të ardhshëm, por ai shpreson se presidenti i ardhshëm do të jetë më “miqësor” ndaj teknikave që përdoren për të arritur gazin nën tokë.

Derisa projektet për gazin janë në zhvillim e sipër, disa janë sfiduar nga shqetësimet mjedisore apo shëndetësore.

Tracee Joltes thotë qeveria federale ka qenë përkrahëse e vonuar e industrisë së re. Si menaxhere e një projekti për fuqinë punëtore, Joltes mbikëqyr ShaleNet-in, një program i financiar nga Departamenti i Punës, që trajnon punëtorët për fushën në fjalë. Ajo thotë se të pesë seancat e mbrojtura deri më tani kanë qenë plot dhe shfaq shpresën për më shumë financime.

Mark Fouse, 45 vjeç, thotë se është i gatshëm të përfundojë një kurs gjashtëmujor të saldimit që do t’i ofrojë atij një punë të paguar mirë.

Fouse thotë se Obama i ka meritat për përpjekjet e tij për të rikthyer ekonominë.

Mendoj se presidenti që kemi tani po bën përpjekje të bëjë atë që ka thënë se do të bëjë. Por po, mendoj se duhet të ofrojnë më shumë gjëra edukative si kjo, që të zhvillojmë aftësitë apo edhe tregtinë – aq më shumë nëse jeni në një situatë si e imja, nëse jeni në moshë dhe nuk mund të ndiqni shkollimin për katër vjet”, thotë Fouse.

Valerie Lamb është një tjetër banore e Steubenville, e cila beson se politikat e Obamës kanë ndihmuar dhe jo penguar.

Ajo është e papunë dhe ka frikë se nëse zgjidhet Romney, nuk do t’i ketë përfitimet që ka tani.

Unë jam e varfër dhe Obama më ndihmon me medikamente, strehim. Unë mund të ha dhe nuk kam nevojë të vjedh”, thotë Lamb.(v.t.)
XS
SM
MD
LG