Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Vizita e nesërme e Merkel mund të nxisë protesta


Athina ( Pamje nga arkivi)

Athina ( Pamje nga arkivi)

Rreth 7000 oficerë të policisë janë vendosur në Athinë, në prag të vizitës së planifikuar të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të nxisë protesta masive në kryeqytetin grek.

Shumë grekë fajësojnë Merkelin se i ka detyruar ata që t’i pranojnë masat e rënda shtrënguese në këmbim të paketave të ndihmave nga BE-ja dhe FMN-ja.

Vizita e nesërme e Merkelit do të jetë e para që nga fillimi i krizës së borxheve në Greqi, që nisi para tri vjetësh.

Policia parashikon që vizita e saj të nxisë protesta të mëdha, që mund të rezultojnë të dhunshme.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protestë tri-orëshe, që përkon me vizitën e planifikuar të Merkelit me kryeministrin grek, Antonis Samaras dhe me zyrtarë të tjerë.

Greqia është duke negociuar një paketë të ndihmës prej 13.5 miliardë eurosh me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG