Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Në shenjë proteste, djeg veten


Tirana (foto nga arkivi)

Tirana (foto nga arkivi)

Një ish i burgosur politik në Shqipëri ndodhet në gjendje të hospitalizuar pasi ka djegur veten, në shenjë proteste dhe kërkese për t’i kompensuar sa më shpejt pagesat për viktimat e regjimit komunist.

Gjergj Ndreca, 53 vjeçar, është në mesin e rreth 20 ish të burgosurve politik që po mbajnë grevë urie në qendër të Tiranës.

Ata po kërkojnë nga qeveria që t’i përmbushë premtimet e dhëna, për tu paguar viktimave të regjimit nga 2000 lek (14.05 euro) për çdo ditë të burgosjes së tyre.

Policia thonë se plagët e Ndrecës nuk e rrezikojnë jetën e tij. Ai kishte qenë i burgosur për gjashtë vite për shkak të aktiviteteve anti-komuniste.

Koordinatori i protestës, Skender Tufa tha se një tjetër protestues, që është munduar ta shuajë zjarrin, ka marrë gjithashtu lëndime nga djegiet.

Rreth 100 mijë shqiptarë janë ekzekutuar, burgosur dhe dërguar në kampe internimi nga ish-regjimi komunist në Shqipëri, nga vitet 1944 – 1990.
XS
SM
MD
LG