Ndërlidhjet

logo-print

Romney kritikon politikën e jashtme të Obamës


Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Mitt Romney dhe presidenti amerikan, Barack Obama,gjatë debatit presidencial më 3 tetor

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Mitt Romney dhe presidenti amerikan, Barack Obama,gjatë debatit presidencial më 3 tetor

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney ka kritikuar politikën e jashtme të presidentit aktual, Barack Obama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Institutin Ushtarak të Virxhinias.

Sipas Romney, rreziku i konfliktit në Lindjen e Mesme është rritur gjatë kohës së udhëheqjes së presidentit Obama. Ai thotë se shpreson të rregullojë një varg çështjesh që i sheh si pengesë në politikën e jashtme të vendit.

Romney ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin një rol më të sigurt në Siri. Ai gjithashtu kërkon kushte të reja rreth ndihmës ndaj Egjiptit dhe sanksione më të ashpra ndaj Iranit.

Kandidati republikan tha se nuk do të tregojë “fleksibilitet” lidhur me mburojat raketore amerikane, kur bëhet fjalë për Rusinë.
XS
SM
MD
LG