Ndërlidhjet

logo-print

Nuri al-Maliki nesër takohet me udhëheqësit rusë


 Nuri al-Maliki - Kryeministër i Irakut

Nuri al-Maliki - Kryeministër i Irakut

Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se kryeministri Dimitri Medvedev do të takohet nesër me homologun e tij irakian, Nuri-al Maliki, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të të dyja vendeve në fushat e energjisë dhe mbrojtjes.

Zyra për media e Kremlinit gjithashtu tha se Maliki do të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për perspektivat e zhvillimit të bashkëpunimit ruso-irakian në fushat e politikës, tregëtisë dhe ekonomisë.

Kremlini njoftoi se të dyja palët do të këmbejnë pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG