Ndërlidhjet

Një ish-ministri serb i hiqet imuniteti


Një nga seancat e Parlamentit të Serbisë (foto nga arkiva)

Një nga seancat e Parlamentit të Serbisë (foto nga arkiva)

Parlamenti i Serbisë i ka hapur rrugën akuzave për korrupsion kundër ish ministrit të urbanizmit dhe planifikimit, duke hequr në këtë mënyrë imunitetin e tij.

Oliver Duliq dyshohet të ketë abuzuar me pozitën e tij si ministër, lidhur me një marrëveshje që i lejonte një kompanie sllovene shtrirjen e kabllove fibër optike në Serbi.

Edhe asistenti i Duliqit është marrë në pyetje nga policia lidhur me këtë rast.

Policia kishte shkuar të shtunën që ta arrestonte Duliqin, por ai kishte paraqitur imunitetin e tij parlamentar dhe pastaj kishte mbajtur një konferencë për shtyp, duke mohuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe duke dëshmuar gatishmërinë për tu përballur me këto akuza.

Partia Demokratike e ka bojkotuar votimin e sotëm, duke ngritur një debat lidhur me heqjen e imunitetit të Duliqit.

Organizata si Transparency International kanë paralajmëruar se Serbia është e rrënuar nga korrupsioni, i cili ka arritur në nivelet më të larta të administratës, por ndjekjet penale janë të rralla dhe dënimet e profilit të lartë ende nuk kanë ndodhur.
XS
SM
MD
LG