Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Masa të gjëra të sigurisë për vizitën e Angela Merkelit


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Policia e Greqisë ka ndërmarrë masa të ashpra të sigurisë gjatë vizitës së sotme të kancelares gjermane, Angela Merkel, në Athinë.

Policia tha se më se 6 mijë pjesëtarë të saj po vendosen në qytet, ndërsa nuk do të lejohen disa tubime, me qëllim të parandalimit të trazirave gjatë qëndrimit të saj 6 orësh në Athinë.

Dje mijëra pjesëtarë të sindikatave greke dhe të tjerë, kanë demonstruar në Athinë kundër vizitës së kancelares Angela Merkel.

Shumë grekë e fajësojnë zonjën Merkel për detyrimin e Greqisë që t’i implementoj masat e ashpra të kursimit, në këmbim për ndihmë financiare ndërkombëtare, me qëllim që të evitohet falimentimi.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian, ka kontribuar me pjesëmarrjen më të madhe në ndihmat për Greqinë prej disa miliardë eurosh.

Qeveria e Greqisë aktualisht po zhvillon negociata me kredidhënësit, për më tepër shkurtime buxhetore, për ta siguruar pjesën e ardhshme të ndihmës prej 130 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG