Ndërlidhjet

K. Veriore thotë se ka raketa që mund të arrijnë në SHBA


Pamje e përgjithshme nga lansimi i mëparshëm i raketave
Pamje e përgjithshme nga lansimi i mëparshëm i raketave
Koreja Veriore ka shpallur se ka raketa që mund ta sulmojnë tokën e Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore sot e ka cituar një zëdhënës të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes, që ka thënë se ushtria e këtij vendi ka forca strategjike raketore të afta për të ndërmarrë sulme kundër Koresë Jugore, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kjo shpallje u bë dy ditë pasi Koreja Jugore tha se ka arritur marrëveshje me aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara, për zgjerimin e rrezeveprimit të raketave balistike prej 300 në 800 kilometra, duke qenë në gjendje që të arrijnë caqe në gjithë Korenë Veriore.

Raportohet se nuk ekziston dëshmi se Koreja Veriore ndonjëherë ka ndërmarrë test të suksesshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG