Ndërlidhjet

Venezuelë: Urime nga SHBA dhe Rusia pas fitores së Chavezit


Hugo Chavez duke e përqafuar flamurin e Venezuelës pas rizgjedhjes për president

Hugo Chavez duke e përqafuar flamurin e Venezuelës pas rizgjedhjes për president

Qeveritë nga e gjithë bota e kanë uruar Venezuelën, pas rizgjedhjes së Hugo Chavezit edhe për mandatin e tretë gjashtëvjeçar presidencial.

Shtëpia e Bardhë ka pranuar se ka “dallime” me socialistin Chavez, por e ka uruar popullin në Venezuelë.

Departamenti amerikan i shtetit theksoi pjesëmarrjen e lartë në votime, që ishte më se 80%, dhe mbajtjen “në përgjithësi paqësore” të zgjedhjeve të së dielës.

Poashtu, veçohet se më se 6 milionë shtetas në Venezuelë votuan për kandidatin opozitar, Henrique Capriles.

Kremlini ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka uruar Chavezin gjatë një bisede telefonike, me ç’rast të dy liderët e kanë mbështetur forcimin e lidhjeve Rusi-Venezuelë.

Hugo Chavez, aleat i qeverive të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit, i ka fituar afro 55% të votave.

Ai është president prej vitit 1999, që është mandati më i gjatë i një presidenti të zgjedhur në Amerikën Latine.
XS
SM
MD
LG