Ndërlidhjet

Dagestan: Forcat e sigurisë i sulmuan militantët


Ofensiva e ushtrisë ruse në Dagestan
Ofensiva e ushtrisë ruse në Dagestan
Autoritetet në Dagestan të Rusisë thonë se forcat e sigurisë sot kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër grupeve militante në afërsi të kryeqytetit Mahaçkala.

Në një zhvillim tjetër të sotëm, oficerët e kanë vrarë një militant në qarkun Kasavurt.

Dje, në dy incidente të ndara në Dagestan, janë vrarë tre militantë dhe një polic.

Në këtë hapësirë, gjatë javës së fundit, forcat e sigurisë i kanë vrarë shtatë militantë të dyshuar.

Nga dhuna ndërmjet militantëve të dyshuar islamikë dhe forcave të sigurisë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, gjatë një viti janë vrarë dhjetëra njerëz.
XS
SM
MD
LG