Ndërlidhjet

logo-print

RTK përkohësisht pa transmetim për shkak të zjarrit


Ilustrim

Ilustrim

Për shkak të shpërthimit të një zjarri në ndërtesën ku gjendet transmetuesi publik në Kosovë, Radio Televizioni i Kosovës, është ndërprerë përkohësisht transmetimi i programit të këtij institucioni.

Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të RTK-së, thuhet se "zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe kanë konstatuar se flaka ka ardhur nga një zyrë e Arkivit qendror në bodrumin e ndërtesës".

Zjarri thuhet të ketë shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
XS
SM
MD
LG