Ndërlidhjet

Rusi: UNICEFI i përfundon operacionet në fund të vitit


Rusia ka kërkuar që UNICEF-i, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, t’i kryej aktivitetet e veta në Rusi deri në fund të këtij viti.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se “potenciali ekonomik në rritje dhe donatorët” mundësojnë që Rusia vetë t’i financoj projektet e saj.

UNICEF-i ka vepruar në Rusi prej vitit 1997.

Kjo shpallje u bë vetëm një javë pasi Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim, USAID, i përfundoi operacionet e veta në Rusi, pasi nga Moska ishte akuzuar për përzierje në politikën ruse.
XS
SM
MD
LG