Ndërlidhjet

Merkel arrin në Athinë për bisedime


Protesta në Athinë që kundërshtojnë vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel

Protesta në Athinë që kundërshtojnë vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Greqi, në vizitën e saj të parë që nga fillimi i krizës në eurozonë, e që e kaploi këtë vend para tre vjetësh.

Më shumë se 7000 policë janë vendosur në Athinë për t’i parandaluar trazirat e mundshme gjatë vizitës gjashtë orëshe të Merkelit, gjatë se cilës ajo pritet të zhvillojë bisedime për krizën me kryeministrin e vendit, Antonis Samaras.

Gjatë ditës së djeshme, me mijëra njerëz protestuan në Athinë për ta kundërshtuar vizitën e Merkelit dhe masat e shtrëngimit që janë përkrahur nga qeveria e saj.

Shumë grekë e fajësojnë kancelaren gjermane që ka detyruar Greqinë që t’i zbatojë reformat e vështira, në këmbim të paketave ndërkombëtare të ndihmës, për ta evituar falimentimin.
XS
SM
MD
LG