Ndërlidhjet

Iraku ka blerë armë nga Rusia


Takimi ndërmjet kryeministrit rus, Dmitry Medvedev dhe homologut të tij irakian, Nuri al-Maliki
Takimi ndërmjet kryeministrit rus, Dmitry Medvedev dhe homologut të tij irakian, Nuri al-Maliki
Së fundmi Iraku ka nënshkruar kontrata për blerjen e armëve nga Rusia, në vlerë prej më shumë se 4.2 miliardë dollarësh.

Ky konstatim bazohet në një dokument të lëshuar sot nga qeveria ruse, gjatë një takimi ndërmjet kryeministrit rus, Dmitry Medvedev dhe homologut të tij irakian, Nuri al-Maliki.

Dokumenti tregon se kontratat janë nënshkruar gjatë vizitave në Rusi nga shefi i mbrojtjes së Irakut në muajt prill, korrik dhe gusht.

Dokumenti nuk jep detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG