Ndërlidhjet

logo-print

Pritet publikimi i listës së ngushtë për çmimin Sakharov


Nasrin Sotoudeh - Avokatja e burgosur iraniane, një nga kandidatet e mundshme për çmimin Sakharov për këtë vit

Nasrin Sotoudeh - Avokatja e burgosur iraniane, një nga kandidatet e mundshme për çmimin Sakharov për këtë vit

Lista e ngushtë e tre finalistëve të këtij viti për Çmimin prestigjioz Sakharov për Lirinë e Mendimit, pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Në mesin e finalistëve janë të përfshirë aktivisti bjellorus, Ales Byalyatski, avokatja e burgosur iraniane, Nasrin Sotoudeh dhe grupi pank rus “The Pussy Riot”, tri anëtaret e të cilit janë në burg duke mbajtur dënimin prej 2 vitesh, për performansën e tyre kundër Putinit në Katedralen Ortodokse në Moskë.

Finalistë të tjerë janë Joseph Francis, drejtori i një qendre që ka ofruar asistencë ligjore për viktimat e ligjeve të blasfemisë në Pakistan, pastaj tre përfaqësues të opozitës në Ruandë dhe regjisori iranian i filmit, Jafar Panahi, i cili ndodhej në vitin 2010 në arrest shtëpiak për “propagandë kundër sistemit”, e të cilit iu ndalua shkruarja e skenarëve dhe regjia e filmave për 20 vjet.

Çmimi i përvitshëm Sakharov është ndarë që nga viti 1988 nga Parlamenti Evropian.
XS
SM
MD
LG