Ndërlidhjet

Ivanishvili takohet me Saakashvilin dhe pranon postin


Presidenti Mikheil Saakashvili pas takimit me liderin e koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane", Bidzina Ivanishvili

Presidenti Mikheil Saakashvili pas takimit me liderin e koalicionit "Ëndërra gjeorgjiane", Bidzina Ivanishvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka siguruar se kalimi i postit te qeveria e re e Gjeorgjisë do të jetë paqësor.

Këto komente Saakashvili i ka bërë pas takimit të sotëm me liderin e koalicionit “Ëndërra gjeorgjiane”, Bidzina Ivanishvili.

Ky është takimi i parë i këtyre dy politikanëve që nga fitorja e Ivanishvilit në zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Ivanishvili, i cili emëroi dje anëtarët e kabinetit të tij, tha se këto bisedime “tregojnë se ne jemi një vend i kulturuar, se ne do të fillojmë një jetë të re dhe se gjithmonë do t’i trajtojmë kundërshtarët me dinjitet”.
XS
SM
MD
LG