Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Greqi, Merkel zhvillon bisedime


Protestat e sotme në Greqi

Protestat e sotme në Greqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka filluar bisedimet me kryeministrin grek, Antonis Samaras, në mes të protestave të dhunshme në Athinë.

Merkel ndodhet në Greqi për një vizitë gjashtë orëshe. Kjo është vizita e saj e parë që nga fillimi i krizës në eurozonë, e që e kaploi këtë vend para tre vjetësh.

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, të cilët gjuanin gurë dhe bombola gazi në qendër të Athinës, vetëm disa qindra metra larg vendit ku po zhvillohet takimi.

Më shumë se 7000 policë janë vendosur në Athinë për t’i parandaluar trazirat gjatë vizitës së Merkelit, ndërkohë që me qindra mijëra grekë janë mbeldhur në një protestë masive, më e madhja në muajt e fundit.

Gjatë ditës së djeshme, me mijëra njerëz protestuan në Athinë për ta kundërshtuar vizitën e kancelares gjermane dhe masat e shtrëngimit që janë përkrahur nga qeveria e saj.
XS
SM
MD
LG