Ndërlidhjet

Numër rekord i filmave të huaj të dorëzuar për Oscar


Ilustrim
Ilustrim
Akademia e Filmit në Los Angeles njofton se një numër rekord prej 71 shtetesh kanë dorëzuar filmat e tyre për të garuar në kategorinë për Filmin më të mirë të Huaj, për çmimet prestigjioze të filmit, Oscar.

Në mesin e filmave të dorëzuar ka filma nga Afganistani, Azerbajxhani, Bosnja, Kroacia, Rusia, Serbia, Kazakistani, Kirgizia dhe Ukraina.

Një komitet i përbërë nga anëtarët e Akademisë do ta bëjë përzgjedhjen e pesë filmave që zyrtarisht do të jenë të nominuar për Oscar, i cili konsiderohet një prej çmimeve më prestigjioze të filmit në botë.
XS
SM
MD
LG