Ndërlidhjet

Sparks vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë


Andy Sparks - Zv/shef i EULEX-it (foto nga arkivi)

Andy Sparks - Zv/shef i EULEX-it (foto nga arkivi)

Zëvendës Shefi i EULEX-it, Andy Sparkes e ka vizituar sot Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku është takuar me kryeshefin ekzekutiv të kësaj agjencie, Valdet Gjinovcin.

Sipas komunikatës për shtyp të kësaj agjencie, Sparks u njoh me të arriturat në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për sigurinë ushqimore dhe masat preventive në ruajtjen e shëndetit të kafshëve, si dhe mbi themelimin e zyrave rajonale.

Në komunikatë thuhet se Sparks e ka vlerësuar lart punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë drejt arritjeve të standardeve të sigurisë ushqimore, dhe është shprehur i kënaqur me kontrollet që kryhen nga ky institucion.

“Puna që është duke bërë AUV në Menaxhimin e Integruar të Kufirit drejt arritjes së standardeve për anëtarësim në Bashkim Evropian është duke ecur mirë dhe do ta ketë gjithë mbështetjen e nevojshme nga EULEX-i drejt avancimit të mëtutjeshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga kjo agjenci.
XS
SM
MD
LG