Ndërlidhjet

Ukraina mund t’i bashkohet Unionit Tregëtar


Mykola Azarov - Kryeministër i Ukrainës

Mykola Azarov - Kryeministër i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Nikolai Azarov tha se çmimi i gazit rus do të ulej dukshëm nëse Ukraina do t’i bashkohej Unionit të përbashkët Tregëtar me Rusinë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

Azarov tha sot se Rusia i ka vënë Ukrainës këto kushte: “ Bëhuni pjesë e Unionit Tregëtar dhe nesër do të merrni gaz për 160 dollarë për 1000 metër kub”.

Ukraina aktualisht paguan 420 dollarë për 1000 metër kub dhe ka importuar shumë më pak gaz këtë vit për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit.

Azarov tha se bashkimi i Ukrainës në këtë Union do t’i përgjigjej interesit kombëtar të vendit.
XS
SM
MD
LG