Ndërlidhjet

Opozita greke, pjesë e protestave kundër vizitës së Merkelit


Protesta në Athinë

Protesta në Athinë

Lideri i Partisë Komuniste Greke, Aleka Papariga dhe lideri i partisë Syriza, Alexis Tsipras, kanë folur sot para gazetarëve në Athinë, gjatë protestave të përbashkëta të sindikatave greke dhe studentëve, bashkë me liderët e opozitës, për të treguar se nuk duan masa të mëtejme të shtrëngimit.

“Mesazhi i kësaj proteste të sotme është që të tregojmë se njerëzit që fitojnë janë ata të cilët nuk hezitojnë që t’i thyejnë zinxhirët që i mbajnë ata. Ky duhet të jetë mesazhi i çdo beteje”, ka thënë Papariga.

Nga ana tjetër Tsipras ka thënë se tradita demokratike greke në Evropë nuk do të lejojë që Greqia të kthehet në një varrezë sociale. Ai ka thënë se ata do të fitojnë në fund dhe se drejtësia është në anën e tyre.
XS
SM
MD
LG