Ndërlidhjet

logo-print

Italia s’e kushtëzon Serbinë me Kosovën


Tomislav Nikoliq - President i Serbisë (foto nga arkivi)

Tomislav Nikoliq - President i Serbisë (foto nga arkivi)

Presidentët e Italisë dhe të Serbisë, Giorgio Napolitano dhe Tomisllav Nikolliq, janë pajtuar sot në Romë se Serbisë nuk duhet t’i vihen kushte të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat në Beograd.

Napolitano ka thënë se kushti që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës para se të nisë negociatat e anëtarësimit, nuk është politikë e përbashkët e BE-së.

“Do të mbështesim të gjitha përpjekjet e Serbisë në fazën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi në mesin e atyre vendeve apo qeverive të Unionit, të cilat paraqesin pengesa, përkatësisht kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Napolitano.

Siç transmetojnë agjencitë serbe, Nikolliq ka thënë se Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se do të vendosë të mbetet jashtë BE-së, nëse një gjë e tillë paraqet pengesë për integrimin e saj.

Javë më parë, presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse do që të avancojë drejt Bashkimit Evropian.

Kërkesa të ngjashme ka pasur edhe nga parlamentarë të Gjermanisë, të cilët kanë thënë se Beogradi duhet të lidhë kontratë me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG