Ndërlidhjet

Në Azerbajxhan dënohen me burg 22 persona


Ilustrim
Ilustrim
Njëzetedy qytetarë të Azerbajxhanit janë dënuar sot me burgim, nga 10 deri në 15 vjet, për shkak të planifikimit të sulmeve terroriste kundër ambasadave të SHBA-ve dhe Izraelit në Baku.

Të dyshuarit ishin arrestuar në muajin mars nën dyshimet se kishin lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit dhe u paraqitën para gjyqit në fund të muajit gusht.

Ministri i Punëve të Brendshme i Azerbajxhanit tha se nga të dyshuarit janë konfiskuar armë dhe eksploziv.

Marrëdhëniet ndërmjet Teheranit dhe Bakusë janë përkeqësuar që nga muaji shkurt, kur Azerbajxhani kishte blerë armë nga Izraeli në vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh.

Po të njejtin muaj, Irani akuzoi Azerbajxhanin se është duke i lejuar spiunët izraelitë që ta përdorin territorin e Azerbajxhanit.
XS
SM
MD
LG