Ndërlidhjet

logo-print

Meksikë: Vritet dhe vidhet trupi i liderit të kartelit të drogës


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i armatosur ka vjedhur trupin e vrarë të Heriberto Lazcano, liderit të Zetas, kartelit të drogës, nga një shtëpi funeralesh në veri të Meksikës.

Lazcano, një dezertor i forcave speciale të ushtrisë, nofka e të cilit ishte “El Verdugo” apo xhelati, ishte vrarë gjatë një përleshjeje me armë me marinsat meksikanë më herët gjatë ditës.

Autoritetet meksikane thonë se kanë gjetur shenja të gishtërinjve dhe evidenca të tjera për të konstatuar nëse personi i vrarë ishte me të vërtetë Lazcano.

Ai ishte i njohur për brutalitetin e tij dhe dyshohej për qindra vrasje.
XS
SM
MD
LG