Ndërlidhjet

Ish - kryeministri italian Prodi, i dërguar special në Saleh


Romano Prodi gjatë një vizite në Kabul në vitin 2007
Romano Prodi gjatë një vizite në Kabul në vitin 2007
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon e ka caktuar ish-kryeministri italian, Romano Prodi si të dërguar special në rajonin e trazuar të Salehut, në rajonin e Afrikës nën-Sahariane.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky tha sot se Ban pret që Prodi të ndikojë në efikasitetin e pranisë së OKB-së në atë rajon, në të cilin aktivitetet kriminale dhe terroriste janë në rritje.

Ai tha se Prodi fillimisht do të fokusohet në Mali, ku një grusht shteti ushtarak në muajin mars u pasua me marrjen e gjysmës së vendit nga rrebelët islamikë.

Prodi ka shërbyer si kryeministër i Italisë nga viti 1996 -1998.
XS
SM
MD
LG