Ndërlidhjet

Sot shpallen fituesit e Nobelit për Kimi


Serge Haroche dhe David Wineland
Serge Haroche dhe David Wineland
Çmimi Nobel për vitin 2012 në fushën e kimisë do të bëhet i ditur sot në qytetin e Stokholmit.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, francezi Serge Haroche dhe amerikani David Wineland u nderuan me çmimin Nobel për fizikë, për punën e tyre me pjesët optike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se puna e tyre ka bërë që të shkohet në “ndërtimin e orëve jashtëzakonisht të sakta që në të ardhmen do të jenë bazë për një standard të ri kohor”.

Në këtë deklarim thuhet se hulumtimi gjithashtu mund të çojë në ndërtimin e një kompjuteri shumë të shpejtë, të bazuar në fizikën optike”.
XS
SM
MD
LG