Ndërlidhjet

KE pritet të japë rekomandimet për vendet e Ballkanit


Qendra e Komisionit Evropian në Bruksel
Qendra e Komisionit Evropian në Bruksel
Komisioni Evropian pritet të rekomandojë sot që Shqipëria të marrë me kusht status kandidatin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendet anëtare të BE-së do ta marrin vendimin final për Shqipërinë në dhjetor, nëse shtohen masat kryesore, si ligji i ri për gjykatën e lartë dhe rregullat procedurale për parlamentin shqiptar.

Në paketën vjetore të zgjerimit të BE-së, e cila tregon zhvillimin e vendeve që duan t’i bashkohen BE-së, ekziston një dritë jeshile që Kosova t’i nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje është një instrument që ka për qëllim t’i ftojë vendet e ardhshme anëtare më afër BE-së dhe tashmë u është dhënë të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian edhe një herë ka rekomanduar që Maqedonia t’i nisë negociatat për aderim në BE, por mosmarrëveshja me Greqinë lidhur me çështjen e emrit e ka bllokuar këtë proces që nga viti 2009.
XS
SM
MD
LG