Ndërlidhjet

Pritet takimi Putin – Maliki


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki gjatë takimit të djeshëm me homologun e tij rus, Dmitry Medvedev
Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki gjatë takimit të djeshëm me homologun e tij rus, Dmitry Medvedev
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të mbajtë sot në Moskë takim me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së Malikit në Rusi.

Pritet që diskutimet e tyre të fokusohen në nxitjen e forcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta.

Mediat ruse njoftojnë se Rusia është pajtuar që t’i shesë Irakut armatim në vlerë prej 4.2 miliard dollarësh, përfshirë helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë Departamenti amerikan i shtetit ka reaguar lidhur me këto raporte duke thënë se marrëdhënia e ushtrisë amerikane me Irakun është “shumë e thellë dhe e gjerë”.

Zëdhënësja e Departamentit, Victoria Nuland thotë se shitjet e ushtrisë amerikane për Irakun e arrijnë vlerën e 12.3 miliard dollarëve.
XS
SM
MD
LG