Ndërlidhjet

Pritet ankesa e “Pussy Riot”


Anëtaret e grupit pank "Pussy Riot"

Anëtaret e grupit pank "Pussy Riot"

Seanca e shtyer e ankesës së grupit pank rus “Pussy Riot” pritet të fillojë sot në Moskë.

Në muajin gusht, tri anëtaret e këtij grupi muzikor u dënuan me dy vjet burgim, nën akuzat për huliganizëm, të motivuara nga urrejtja fetare, pas performansës së një kënge kundër presidentit Vladimir Putin në Katedralen Ortodokse në Moskë.

Një gjykatë e qytetit të Moskës javën e kaluar shtyu seancën e ankesës së grupit, pasi njëra nga anëtaret tha se i nevojitej kohë për ta zëvendësuar avokatin e saj.
XS
SM
MD
LG